Seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të demarkacionit është thirrur për të dielën në orën 18:00.
E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh i bindur se me ratifikimin e demarkacionit do të liberalizohen dhe vizat, shkruan arbresh.info.
“Ka një konsensus të gjerë që shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje do të përfundoj pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interesit të qytetarëve, jashtë fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Do të përfundojmë lojërat politike dhe lojërat me emocione ndaj qytetarëve tanë do të hapim perspektivë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave do të ndodh”, tha Veseli.
Mes të tjerash Veseli ka thënë se Kosova nuk do të humbë territor me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.
“Nuk do të falim asnjë milimetër të territorit të Kosovës”, theksoi ai./Arbresh.info
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...