Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët dhe kolegët për vdekjen e publicistit të njohur shqiptar, Kiço Blushi.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Kryeparlamentari kosovar, ka thënë se breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej Kiço Blushit për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”.
“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...