Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherësh ish komandanti i UÇK-së, Kadri Veseli ka vizituar prindërit e presidentit Hashim Thaçi.
Kjo është vizita e tij e parë tek familja e Presidentit, që nga bërja publike e aktakuzave nga Gjykata Speciale, shkruan portali arbresh.info.
Në mbishkrimin e fotografisë, Veseli thotë se është në Burojë me prindërit e Presidentit dhe vëllait tij të luftës.
“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, thuhet në postimin e ish kryeparlamentarit./arbresh.info/

Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...