Organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës, në 72 vjetorin e lindjes së veprimtarit dhe patriotit, Ukshin Hoti, janë ndezur qirinj para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëhërit zëvendëskryetar i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se Ukshin Hoti, me fuqinë e mendimit dhe veprës së tij, i dha përmasë reale lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.
“Ukshin Hoti, me fuqinë e mendimit dhe veprës së tij, i dha përmasë reale lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Shënimi simbolik i ditëlindjes së tij, na bën ta kujtojmë vendosmërinë epike për të qenë në shërbim të vendit.
Ukshini është i paharrueshëm!”, shkruan Veseli në Facebook.
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...