Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka mirëpritur lajmin për njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Me anë të një postimi në Twitter, Veseli ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti izraelit është e mirëpritur dhe e shumëpritur, shkruan lajmi.net.
Duke konsideruar se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, Veseli ka falënderuar amerikanët për mbështetjen e tyre dhënë Kosovës.
“Lajmërimi për njohjen e Kosovës nga Izraeli është i mrekullueshëm, shumë i mirëpritur dhe një moment i rëndësishëm për shtetin tonë. Faleminderit presidentit Trump dhe SHBA-ve për mbështetjen e tyre konstante”, ka shkruar ai.

Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...