Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar sot Obiliqin ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi.
Pas takimit që e pati me të parin e Obiliqit, Veseli qëndroi edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq me ç`rast stafi mjekësor ka shprehur shqetësimet lidhur me gjendjen e pacientëve dhe qytetarëve për shkak të ndotjes që shkakton Obliqi.
Pos në këtë institucion shëndetësor, Kryetari i Kuvendit qëndroi edhe në fshatin Dardhishtë për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të banorëve dhe prolemet që i shkakton ndotja atje.
Me këtë rast, qytetarët janë shprehur se është koha e fundit që shteti të ndërmarrë diçka dhe të zgjidh këtë situatë me ndotjen në Obiliq që po u shkakton shumë probleme shëndetësore.
Kjo vizitë e Veselit në Obiliq u realizua një ditë para se në parlamentin e Kosovës të procedohet projektligji për Obiliqin.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...