Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar 20 vjetorin e betejës së Llapushnikut.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gryka e Llapushnikut u bë simbol i guximit dhe vendosmërisë për liri, transmeton Indeksonline.
“Në 20 vjetorin e Betejës së Llapushnikut, përkujtojmë e nderojmë heronjtë e saj. Ato ditë, UÇK-ja po shkruante një nga faqet më të lavdishme të saj. Gryka e Llapushnikut u bë simbol i guximit, vendosmërisë dhe sakrificës për liri. U bë frymëzim për masivizimin e radhëve të UÇK-së. Me heroizmin e djemve e vajzave të saj, Kosova po i mbyllte rrugët e robërisë për t’i hapur rrugët e lirisë!”, ka shkruar Veseli.
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit