Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar anëtaret e Grupit Jofromal të Grave në institucionet e sigurisë.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se gratë vazhdojnë të luajnë një rol jetik në konsolidimin e sigurisë së vendit.
Statusi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të takoja anëtaret e Grupit Joformal të Grave në institucionet e sigurisë.
Gratë kosovare vazhdojnë të luajnë një rol jetik në konsolidimin e sigurisë e vendit, duke kontribuar drejtpërdrejt që institucionet tona të sigurisë të arrijnë shkallët më të larta të besueshmërisë në vend dhe rajon.
Me punën e tyre shembullore, gratë po dëshmojnë se meritojnë më shumë besim dhe hapësirë në rrafshin institucional dhe në shoqëri në përgjithësi.

Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...