Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha sot se marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi do të vijë në njërën prej seancave të Kuvendit sapo Qeveria ta procedoj atë në Kuvend.
Veseli tha se Kosova ka nevojë t’i shënojë vijat kufitare me shtetet fqinje, shkruan portali arbresh.info.
“Demarkacioni momentin që do të procedohet nga qeveria e Kosovës do ta procedojmë edhe në Kuvend sepse duhet të ecim përpara. Kosova çdo ditë është duke ecur përpara. Ne e kemi obligim t’i shënojmë kufijtë tanë ata që i kemi. Mos t’i rikthehemi tragjedisë të më hershme që i kemi pas me përpara. Demarkacioni duhet të kaloj sepse është i rëndësishëm për të gjithë. Ne duhet të ecim përpara, Kosova ka nevojë për aleat në krye me ShBA-të”, tha Veseli.
Veseli tha se Kosova do ta kaloj edhe këtë sfidë dhe do të ecën përpara me mirëqenie dhe përspektivë.
Veseli njoftoi se Kuvendi do të vazhdoj më 27 shkurt seancën e cila ka mbetur në gjysmë javën e kaluar dhe po ashtu ka bërë të ditur se me 2 mars do të mbajë seancë të re./Arbresh.info.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim