Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar, të kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers.
Në takim është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kultivojnë midis tyre dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Veseli e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën që i kana dhënë dhe po i jep Kosovën që nga çlirimi dhe në fazën e shtet ndërtimit. Veseli tha se këto marrëdhënie nuk do të ndryshojnë pavarësisht se tani Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian. Përkundrazi, kryetari Veseli theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe vetëm sa do të thellohet edhe më shumë.
Deputetët e Britanisë së Madhe janë interesuar të informohen për mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe formën e integrimit të pakicave në institucione.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik e në veçanti për resurset humane që i ka Kosova për tregun e jashtëm. Veseli i ka siguruar anëtarët e Parlamentit Britanik se pavarësisht sfidave të arsimit, Kosova ka një rini të edukuar dhe të gatshme për tregun e punës, si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe për punë jashtë Kosovës.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...