
Mitrovica SOT
Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë gjatë natës.
Pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimisht nga Liqeni i Ujmanit për të dëmtuar punimet. Ai tha se shumë pajisje dhe materiale janë dëmtuar nga uji.
Edhe pse në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, ajo ende nuk ka bërë një deklarim zyrtar rreth ngjarjes.
Zv/‑drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka udhëzuar që pyetjet të dërgohen te Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër‑Lepenc.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë edhe me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes, Faruk Mujka, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërkaq, njoftimi i vetëm nga Ibër Lepenci deri më tani është ai i dhënë për ujësjellësin e Mitrovicës ku njofton se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit në zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.
“Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim.
Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit.
Ujmani, rreth 25 kilometra larg Mitrovicës, është një liqen artificial i krijuar me ndërtimin e digës së Ujmanit mbi lumin Ibër për të siguruar furnizimin me ujë për popullsinë, industrinë, termocentralet dhe për ujitje.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...