Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm vendosën gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Në komunikatën për media thuhet se vlera e projektit është rreth 700 mijë euro, shkruan Arbresh.info.
Në këtë nënstacion të ri, që do të ofrojë kushte të përshtatshme të punës për zyrtarët policorë, do të shërbejë policia kufitare, e cila ka në mandat mbrojtjen dhe sigurinë e kufirit dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare.
“Të premten e javës që lëmë pas, është vënë gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë e po punohet intensivisht në ndërtimin e objektit të Policisë dhe ARC-së në Leshak, ku vumë gurthemelin para një muaji. Të gjitha këto investime po bëhen me qëllim të sigurimit të kushteve të dinjitetshme të punës për policët tanë, të cilët shërbejnë në këtë pjesë dhe ngritjes së kapaciteteve për ofrimin e sigurisë për vendin tonë.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ZKM-së./Arbresh.info/

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...