Më në fund, qytetarët, kryeqyteti po stoliset për festat e fundvitit. Në sheshin “Zahir Pajaziti”, kompania e kontraktuar për ta stolisur kryeqytetin ka filluar vendosjen e pemës e festave të fundivitit.
Stolisja e shesheve të Prishtinës po bëhet vetëm dy javë para Vitit të Ri.
Ka pasur shumë ankesa që kryeqyteti edhe më tutje nuk po dekorohej për festa, derisa qytetet e tjera të Kosovës dhe rajonit janë zbukuruar javë më parë.
Komuna e Prishtinës ka treguar për Express së shkak i vonesës së dekorimit ka qenë një ankesë që e ka bërë një kompani e cila nuk e ka fituar tenderin.
“Komuna i ka nda 75 mijë euro për dekorim, ndërkaq tenderin e ka fitu një kompani e cila do ta dekorojë Prishtinën me shumën prej 54 mijë eurosh. Kompania e dytë e cila ka qenë më çmim më të lartë është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
OShP ka marr vendim të enjten e kaluar, dhe menjëherë në ditën e nesërme e kemi nënshkruar kontratën. Aktualisht po punohet në sheshet kryesore, dhe presim që pas pak ditëve të përfundojnë punimet dhe të ndizen dritat”, ka thënë Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...