Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa betoni tek Ura e Bërnjakut, krejt kjo me qëllim parandalimin e kontrabandës aty.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani tha se këto pengesa janë duke u vendosur për kamionë dhe autobusë.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut, dëme qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, konfirmoi ai për Arbresh.info

Foto nga arkiva
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...