Vendimi i KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, Qorrolli: Ky është një vendim antikushtetues ‘par excellance’

18:25 | 11 Janar 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Mirëpo, ky vendim nuk është pritur aq mirë nga disa politologë, të cilët këtë po e shohin si vendim anti Kushtetuese.

Analisti politik Vigan Qorrolli, përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë se akujt nuk mund t’i cënohet e drejta për të zgjedh dhe për të zgjedhur, shkruan arbresh.info.

“Ky është një vendim antikushtetues ‘par excellance’ — sepse asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës, nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur — e garantuar me nenin 45 te Kushtetutës”, ka shkruar Qorrolli.

Sipas tij, me këtë vendim të KQZ-së, shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe cenohen garancitë e një procesi zgjedhor.

“Një vendim që në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa në aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejte”, thotë ai.

Ndryshe, në vendimin e KQZ-së për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Vendit janë këto kritere:

I. Prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër;

II. Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;

III. KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;

IV. Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet; /arbresh.info/

LEXO EDHE 

Nga 13 janari fillon regjistrimi i votuesve jashtë vendit – Arbresh.info

Lajmet më të lexuara