Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Quintit – SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së, të cilëve ua ka bërë me dije se Serbia gjendet në pozitë të vështirë.
Gjatë bisedës që është mbajtur me dyer të hapura, presidenti Serb ka diskutuar me ambasadorët për takimin e Berlinit ku kishin marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini si dhe për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën, transmeton Telegrafi.
E në anën tjetër përfaqësuesit e vendeve të Quintit dhe të BE-së, i kanë bërë thirrje presidentit serb që të vetëpërmbahet dhe të vazhdojë me përgjegjësi për zgjidhjen serioze të problemeve në rajon, me qëllim të stabilizimit të plotë të situatës politike.
Vuçiq tha se Serbia do të sillet në mënyrë racionale dhe serioze, dhe se në momentin që Prishtina ta heq taksën do të rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...