Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt tha se fëmijët edhe në foto ku janë me Naimin e shkyejnë me gërshërë.
Këtë deklaratë Ademaj e bëri gjatë dëshmisë lidhur me rastin e motrës së tij e cila u vra në nëntorin e vitit 2023, raporton Arbresh.info.
Ai ka treguar para trupit gjykues se fëmijët prej që kanë shkuar në Suedi s’kanë kërkuar takim asnjëherë me babain e tyre, Naim Murselin.
Madje ai shtoi se fëmijët kanë arritur deri aty sa në foto ku janë bashkë me Naimin dhe nënën e tyre, Liridonën, babain e tyre e shkyejnë me gërshërë nga fotografia.
“Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia”, tha ai./Arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...