Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim ministri Veliu falënderoi ambasadorin Braathu dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e institucioneve dhe demokratizimin e tyre si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve të agjencioneve.
Ambasadori Braathu poashtu falënderoi ministrin Veliu për gatishmërinë e tij të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në përgjithësi organeve të sigurisë në vend, dhe e siguroi atë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës