Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të klasës politike në Kosovë për votimin e demarkacionit.
Veliu ka thënë se “është turp që Luan Haradinaj e paska pasur një vëlla të tillë. Ky që po fal territor të Republikës së Kosovës po e shkel gjakun e vëllezërve të vet.”
“Vota pro këtij ligji është votë kundër të ardhmes. Ju garantoj se ratifikimi i këtij ligji e rrezikon sigurinë kombëtare të kombit shqiptar, vendimi është në dorën tuaj; nëse sot votoni për, atëherë ju do jeni Esat Pashat e nesërm. Lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave dhe jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar aktualisht e pamundëson kjo klasë politike e e çorientuar, e korruptuar, anti-ligjore, haraçiste, tmerrësisht e etur për pushtet dhe servile në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet fqinje (pushtues të trojeve shqiptare)”, përfundon reagimi i z. Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten