Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është kundërpërgjigjur deklaratës së kandidatit për kryetar komune të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili në një video dëgjohet duke ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.
Duke i quajtur skandaloze deklaratat e kandidatit të LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Veliu ka ftuar llapjanët që ta ndëshkojnë atë duke mos ia dhënë votën të dielën, raporton arbresh.info.
“Është skandaloze që një bashkëvendës i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes. Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat! I ftoj llapjanët që masivisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj”, ka shkruar Veliu. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heq plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.
Të dashtun qytetarë,
Është skandaloze që një bashkëvendës i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.
Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!
I ftoj llapjanët që masivisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj!
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...