Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka thirrur takim konsultativ me partitë politike për ditën e mërkurë, që të diskutohet rreth ditës kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.
Përderi sa Lëvizja Vetëvendosje e ka mohuar pjesëmarrjen, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë prezente në këtë takim.
Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së i ka thënë “Indeksonline” se partia e tij nuk i shmanget takimeve që kanë për qëllim ta largojnë vendin nga kriza.
“Ato janë çështje të Kuvendit. Sigurisht që LDK-ja nuk ka asnjë arsye që t`i shmanget takimeve për zgjedhjen e problemeve, për daljen nga kriza. Sigurisht do jemi pjesë e takimit”, ka thënë ai.
Kujtojmë se seanca e djeshme konstituive e Kuvendit ishte shtyrë për sot, meqë kishin munguar deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Por, edhe sot këta të fundit nuk kanë marrë pjesë në seancë. Ndërkohë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dje ka deklaruar se mund të ketë një kandidat tjetër nga PAN-i për pozitën e kreut të Kuvendit, vetëm nëse në të njëjtën ditë do të votohet edhe për Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...