Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë.
Për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruan Arbresh.info.
Veliu e ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shpreh gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.
Ky është reagimi i Ahim Veliut:
Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si Ministër me shqetësim të madh pranuam lajmin për plagosjen e zyrtarit policor sot në mëngjes.
Sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shpreh gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.
Policia e Kosovës është shembull për punën, përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, mirëpo ajo po goditet shumë herë nga ata që për interes kanë de-stabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale.
Secili zyrtar policor është një kujtesë e rreziqeve me të cilat përballet Policia jonë gjatë shërbimit ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë.
Shoqëria jonë duhet t’i dënojë këto akte dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës në parandalimin dhe zbulimin e rasteve të tilla.
Zyrtarët policor në baza ditore vënë jetën e tyre në rrezik për mirëqenien tonë andaj respekti, integriteti, profesionalizmi i tyre na bënë krenar dhe obligues të gjithve për mbështetjen dhe ndihmën e pa rezervë për Policinë tonë.
Me këtë rast, unë si Ministër i Punëve të Brendshme i dëshirojë shërim të shpejtë zyrtarit policor, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera përgjegjëse për zbardhjen e rasteve të tilla sa më shpejtë.
Ju na mbani të sigurtë dhe jepni çdo gjë nga vetja juaj, falemnderit për guximin dhe përkushtimin tuaj!/Arbresh.info/
Hoti reagon pas plagosjes së policit: Integritetit fizik i policit është i pacenueshëm
Grabitja e armatosur në Prishtinë – lirohet për në shtëpi polici që u plagos
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë