Është liruar për në shtëpi polici i cili është plagosur gjatë grabitjes që ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës është liruar në shtëpi”, bëri të ditur Fazliu.
Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 05:30 në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.
Kohëve të fundit në kryeqytet janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në bankomate./Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/hoti-reagon-pas-plagosjes-se-policit-nga-hajnat-ne-veternik-te-prishtines/
Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic dërgohet në QKUK
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë