Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale, në veri të Kosovës.
Vela, përmes një postim në rrjetin social Twitter, tha se Serbia po i detyron, korrupton ose frikëson kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit
“Një shembull i qartë i ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është përpjekja e tyre për të detyruar, korruptuar ose frikësuar kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit, që ose të tërhiqen nga zgjedhjet ose pas zgjedhjeve të bëhen subjekt i regjimit të Beogradit dhe Listës Serbe”, ka shkruar Vela.
Kujtojmë, se më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale./Arbresh.info/
A clear example of Serbia’s interference into local elections in north Kosovo is their attempt to coerce, corrupt or intimidate local Serb candidates for April 23rd elections to either withdraw from elections or after elections become subjects of Belgrade regime and Srpska Lista.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 20, 2023
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve