Ka vdekur ish-asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Abit Kastrati.
Lajmin e ka bërë të ditur, ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri.
Beqiri tha se kjo parti e ka humbur një veprimtar të madh.
“Miku im i dashtun Abit,Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty.Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim.Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur”.“Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite.Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi. Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti”.“Familjes së dashtun Kastrati ngushëllimet e mia të thella, në emrin tim, familjes time dhe Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave.Humbëm një veprimtar, aktivist të madh dhe ish Këshilltar Komunal të Prishtinës. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte.Lamtumirë miku im,Lamtumirë Biti jonë”, shkruan Beqiri në Facebook./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...