Ka vdekur në një aksident ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu.
Lajmin e ka bërë e ditur në një njoftim për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Aktualisht ai shërbente si zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat !
Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë./Arbresh.info/
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!