Ka ndërruar jetë sot në QKUK 17-vjeçarja, Lediona Hajdari si pasoj e një vetaksidenti me motoçikletë që ka ndodhur dje në Drenas.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur falijarët në rrjetet sociale.
“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdari… Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzor”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se vetaksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit, si pasojë e të cilin ishin lënduar rëndë dy vajza.
Pas ngjarjes, ato u dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por e mitura nuk u mbijetoi plagëve të marra./Arbresh.info
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...