Ka vdekur një person 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit.
Dyshohet se ai ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për arbresh.info tha se policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
“Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike”, tha ai.
Tutje, ai bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me gjithë dyshimet e ngritura policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...