Vdes një 48-vjeçar, bie nga ndërtesa në Veternik

11:48 | 4 Prill 2021
A Z

Një 48-vjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objeti në Veternik të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme