Ka ndërruar jetë sot një person në QKUK i cili më 24 qershor kishte rënë nga kati i tret i një objekti derisa po punonte në fshatin Zallq të Istogut.
Viktima është Avdyl Osmanaj rreth 65-vjeçar nga Gurrakoci i Istogut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot jemi njoftuar nga QKUK-ja se kishte vdekur një person i cili ishte aksidentuar ditë më parë në vendin e tij të punës. Më 24 qershor ka ndodhur rasti, rreth orës 17:25, në fshatin Zallq të Istogut. Viktima kishte rënë nga skelet prej katit të tretë të një objekti ku ishte duke punuar”, tha Gashi.
“Ai u dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por për shkak të lëndimeve u transferuar për trajtim në QKUK”, theksoi ai.
“Lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori i punës. Prokurori ka kërkuar të njoftohet me shkrim lidhur me rastin me të gjitha detajet. Ai po ashtu është në pritje të raportit nga inspektori i punës që më pas të ndermerren edhe hapa të tjerë të nevojshëm”, deklaroi Gashi.
Kujtojmë se sot kanë humbur jetën edhe dy persona në vendin e tyre të punës në Gjakovë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria ndalon për 48 orë investitorin dhe punëkryesin
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...