Një person nga Malisheva ka ndërruar jetë në QKUK pasi kishte pësuar lëndime të rënda në vendin e tij të punës në fshatin Dragobil.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se viktima kishte pësuar lëndime me datën 07.04.2025.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
“Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj./Arbresh.info
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...