Ka vdekur në moshën 75 vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës në Kosovë dhe kameramani i RTK-së deri në pensionim, Fatmir Bajrami.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur RTK-ja.
Fatmir Bajrami lindi më 25 korrik 1949 në Prishtinë, derisa studimet për kamerë filmike i kreu në Paris. Më 1975 pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në RTP, deri në vendosjen e masave të okupimit, për të vazhduar si punëtor i RTK-së me themelimin e tij e deri në pensionim në vitin 2014.
Ka qenë ndër xhiruesit e parë filmik në Kosovë, me disa projekte të realizuara duke përfshire: “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, “Buka e Hidhur”, “Burgu i Mërgimit”. Gjatë viteve të 90’ta ka qenë aktivisht i përfshirë në realizimin e projekteve të ndryshme muzikore dhe artistike si dhe të aktiviteteve politike.
Gjatë kohës së luftës ka punuar vullnetarisht, por edhe si korrespodent me ekipin e televizionit “France 2” dhe përmes kamerës së tij ka sjellë pamje nga fronti i luftës dhe kampet e refugjateve.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...