Në moshën 79 vjeçare është ndarë nga jeta profesori Hajzer Krasniqi, ish kryetar i Komunës dhe drejtuesi shumëvjeçar i LDK-së në Vushtrri. Lajmin për vdekjen e Krasniqit për portalin Veriu.info e kanë konfirmuar familjarë të tij.
Krasniqi punoi kohë të gjatë si mësimdhënës. Gjatë kohës së aksionit të madh të pajtimit të gjaqeve që udhëhiqej nga profesori Anton Çeta, Hajzer Krasniqi ishte kryetar i Këshillit të pajtimit të gjaqeve në Vushtrri.
Si përkrahës i madh i Lëvizjes politike të shqiptarëve të Kosovës që po lindte në fund të vitit 1989, dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Presdentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në atë kohë, që nga 17 janar 1990 ishte bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, si dega e parë e kësaj partie e themeluar në Kosovë. Për disa mandate, Krasniqi ishte edhe anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së dhe drejtues shumëvjeçar i degës në Vushtrri.
Për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2001 ishte kryetar i Komunës i zgjedhur nga Kuvendi Komunal, detyrë të cilën detyrohet që ta lerë shumë shpejtëpër shkaqe shëndetësore.

Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...