Ka vdekur sot avokati i njohur kosovar, Ekrem Shabani.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke e cilësuar lart veprën e të ndjerit Shabani.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare sypatrembur gjithnjë para okupatorit serb, qytetarit të dalluar, kryeprokurorit, avokatit e ish-punonjësit të Komunës, prindit të përkushtuar e shembullit të personalitetit, që me punën e tij la gjurmë në sistemin tonë të drejtësisë, Ekrem Shabani.Sot Ferizaj është më i varfër. Familja humbi më të dashurin, gjersa ne humbëm një qytetar model. Vepra e tij e bën personalitetin e tij të papërsëritshëm, gjithnjë të respektuar e referencë të përkushtimit profesional e njerëzor.Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Shabani, miqve, kolegëve të të ndjerit dhe gjithë qytetarëve ferizajas dhe jo vetëm, që patin fatin të punojnë me të ndjerin. Qoftë kujtimi e vepra e tij, fanar ndriçues në rrugën e ecjes sonë përpara”, shkruan Aliu./arbresh.info/

“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...