Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Halit Buzhala.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook faqja e LDK-së në Komunën e Prizrenit.
Kreu i LDK-së në këtë komunë, Anton Quni ka shkruar se kanë marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e Halit Buzhalës të cilin e ka quajtur punëtor të palodhshëm.
“Çfarë humbje për të gjithë ne. Çfarë pikëllimi kur ikin njerëzit e mëdhenj, punëtor, të dashur e modest, siç ishte profesori”, shkruhet në njoftim.
Quni ka thënë se do të kujtojnë përherë veprat e mira jetësore të të ndjerit./arbresh.info/
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...