Një 8-vjeçar në fshatin Romajë të Hasit ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.
Rasti ka ndodhur teksa traktorin po e drejtonte një 11-vjeçar i cili po punonte arën.
Për arbresh.info lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, tha Bytyqi./arbresh.info/
ORCA nesër me aksion protestues “UP drejt kolapsit eti...
Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se ...
Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordi...
Durrës: 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset nga familjarët e s...
Nju Jork, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjta
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitar...