Një 36-vjeçar ka vdekur në fshatin Velekincë të Gjilanit pasi është goditur nga një veturë derisa po kalonte rrugën.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.
“Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, konfirmoi Hashani.
Ai ka bërë me dije se Policia po heton shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast./Arbresh.info/
Dënime të ashpra pas Kupës së Kombeve të Afrikës, më së shum...
Logan Routt, transferimi i ri i GO+ Pejës
Ndërpritet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon më...
Murseli: Granitin s’e kam parë në restorant, s’kisha qëllim ...
Arbeloa pas disfatës nga Benfica: Jemi shumë larg versionit ...
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima