Ka ndërruar jetë sot në QKUK Shkodran Morina, 24-vjeçari nga Malisheva, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga një aksident trafiku që ndodhi më 15 korrik në qytetin e tij.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Morina ishte goditur nga një veturë ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Pas aksidentit, ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor, por pas disa ditësh në gjendje kritike, ndërroi jetë.
“Më datë 15.07.2025, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor (mashkull i moshës madhore) ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, deklaroi Elezaj./Arbresh.info
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë