Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka reaguar për vdekjen e vajzës 4 vjeçares nga Komuna e Gjakovës, duke thënë se kanë pritur me shqetësim këtë lajm.
Sipas PRAK, kjo ka të bëj me një menaxhim jo të mirë të rastit, si dhe ka kritikuar rëndë sistemin shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve.
Reagimi i plotë:
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK me shqetësim e ka pranuar lajmin për vdekjen e vajzës 4 vjeçare nga Komuna e Gjakovës.
Nga deklara e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human.
Ftojmë Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që ta hetojnë këtë rast, ta gjykojnë dhe ta dënojnë në përputhje me shkeljet e evidentuara.
Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve.
Rastet si ky flasin për një pasiguri të sistemit të cilat shkojnë në dëm të pacientëve. Të vdes fëmiu brenda ditës dhe të kemi deklarata kontraverse rreth shkakut, kjo është e papranueshme.
Falenderojmë mediat për sensibilizimin e këtij rasti, por, këtu ngrihen pikëpyetje, sa raste të tjera si ky mund të vdesin në heshtje dhe shkaktarët e vdekjeve t’i mbuloj dheu!?
Me respekt
PRAK Kosova/Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...