Në territorin e Komunës së Malishevës, është vazhduar zbatimi i masave parandaluese, në kuadër të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Po ashtu janë duke vazhduar edhe ligjëratat e vetëdijesimit, për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave, si dhe masat tjera parandaluese.
“Zbatimin e këtyre dy masave, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtar të Këshillit Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë.
Ligjëratat për vetëdijesimin për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave dhe zbatimin e masave tjera parandaluese, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur profesionistët shëndetësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Këto ligjërata sot janë mbajtur në shkollat e Astrazupit dhe Dragobilit”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu sot është mbikëqyrë edhe zbatimi i fushatës së repelimit në fshatrat Gajrak dhe Banjë. Nënkryetari Berisha, ju ka dhënë përkrahje si profesionistëve shëndetësor, ashtu edhe profesionistëve të cilët bëjnë repelimin, dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar në zbatimin e këtyre masave, me qëllim që të mos përsëriten vitet e kaluara, kur kemi pasur vdekje si pasojë e virusit të EHKK, i cili bartet përmes rriqrave”.
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...