Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon, sot nga ora 09.30, procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i tetë i mbrojtjes së Pjetër Shalës, Andre De Villiers Horne, i cili është edhe ekspert i armeve të zjarrit.
Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë private për publikun ku u morë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Mbrojtja e Pjetër Shalës, ndërsa nuk dihet se a është marrë në pyetje nga trupi gjykues dhe mbrojtja e viktimave.
Sipas kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, seanca e sotme do të fillojë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes (me kodin W4280).
Në çështjen gjyqësore Shala, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.
Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...