Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon, sot nga ora 09.30, procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes, Mark Shala, ka vazhduar dëshminë edhe ditën e djeshme, të dytën ditë me radhë, ku pyetjet parashtruan Zyra e Prokurorit të Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e viktimave.
Gjatë seancës kur është marrë në pyetje dëshmitari Shala nga ZPS-ja, avokati mbrojtës ka paraqitur disa herë kundërshtimet e tij lidhur me mënyrë se si janë formuluar pyetjet.
Këtë dëshmitarë pritet që sot ta marrë në pyetje trupi gjykues.
Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./rtk
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...