Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua, Bislim Zyrapi, deri në orën 11:00, për të vazhduar më pas me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 77.
Të mërkurën dëshmitari Bislim Zyrapi Ka thënë se ai nuk ishte në dijeni kur ishte arrestuar Cen Desku dhe Jakup Kastrati.
“Kam qenë i qartë çdo herë dhe jo, nuk e kam ditë”, ka theksuae Zyrapi, duke u përgjigj në pyetjet e avokates mbrojtëse të Jakup Krasniqit.
Dëshmitarit iu prezantuan disa fotografi ku shihej Jakup Krasniqi. Për dokumentet që Zyrapi kishte thënë që ishin të nënshkruara nga Jakup Krasniqi, sot ai shtoi se nuk kishte qenë prezent kur e kishte nënshkruar por që e njihte nënshkrimin e tij.
Gjithashtu Zyrapi ka thënë se detyrë e zëdhënësit të UÇK-së ishte edhe përdorimi i propagandës për ushtrinë e cila sipas tij kishte qëllim fitimin e mbështetjes nga ana e ndërkombëtarëve krahas përkrahjes së popullsisë shqiptare./rtk/
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...
Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?
Hodhi dyshime se ka pëlqim për Brikenën, Ledioni e vë në sik...
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli iu bën thirrje banorëve në...