Edhe në këto ditë të ftohta po vazhdojnë punimet në Xhaminë Qendrore në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga myftiu Naim Tërnava dolën në terren për të inspektuar punimet.
“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, shkruan Rama në Facebook.
Në Xhaminë Qendrore, e cila është projektuar duke u frymëzuar në Xhaminë Selimiye, veprën mjeshtërore të arkitektit Sinan (Mimar Sinan), dhe e cila kur të hapet do të jetë xhamia më e madhe e Kosovës, do të mund të falin namaz në të njëjtën kohë rreth 10 mijë njerëz./arbresh.info/
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...