Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku është autorizuar Ministria e Shëndetësisë që në konsultim ne Komunat e Kosovës të vendos në të ardhmen për masat e qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve në funksion të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në një takim Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK-së.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim është biseduar për harmonizimin e qëndrimeve mes Komunave të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në veçanti për masat pas 12 prillit të cilat do të jenë në funksion të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.
Vlen të ceket se sot Qeveria i ka dhënë rolin kryesor Ministrisë së Shëndetësisë që në konsultim me Komunat të përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27 mars 2020.
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...