Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë.
Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur.
Ai, ka nisur të dëshmojë dje, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, do të vazhdojë edhe sot me dëshminë e tij. Ky dëshmitar ka dëshmuar me video-lidhje dhe me masa mbrojtëse.
Pjesa më e madhe e dëshmisë së tij edhe sot pritet të jetë e mbyllur për publikun.
Dje po ashtu, dëshmitari Frederick Abrahams e ka përfunduar dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, i ka gjetur kontradikta në raportet e komunikatat e HRW-së.
Në njërin nga raportet flitet për një gjykim që kishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, gjersa ata nuk ishin ende të ndaluar. Gazetarët serbë dyshoheshin për krime lufte në Bosnjë.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime./rtk
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...