Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Ndryshe dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 28-të i ZPS-së, dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ”Tanjug” gjatë periudhës përkatëse.
Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq, rapoprotn RTKlive.
Dëshmitari Nebojsha Radosheviq ka pranuar që në vitin 2019 kur ka dhënë intervistë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i pranishëm ishte edhe një prokuror serb.
Seanca pritet të vazhdojë sot me pyetjet e avokatëve mbrojtës, drejtuar dëshmitarit Nebojsha Radosheviq.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...