Ka rënë dukshëm, numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për ata persona që nuk janë duke i respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me rekomandim të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për luftimin dhe mbrojtjen kundër virusit COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 9 tiketa në bazë të ligjit për Pandeminë, nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, ky ligj ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020,i cili përmban 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore