Vazhdon faza e tretë e repelimit të kafshëve nëpër fshatrat e Rahovecit

09:37 | 1 Prill 2017

Komuna e Rahovecit njofton se nga dita e hënë të datës 03 prill 2017, do të vazhdoj procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake nëpër fshatrat e Komunës së Rahovecit, ky process është duke u kryer nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe do të zhvillohet në 4 faza.

Deri më tani kanë përfunduar dy faza dhe deri të përfundimi i gjithë procesit, kanë mbetur edhe dy faza kurse, i gjithë procesi pritet të përfundoj në fillim të muajit shtator.

Repelimi (dezinsektimi i kafshëve) është proces i ndërprerjes biologjike të shumimit të rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemoragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror.

Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e hënë me data 3 prill sipas këtij orari:

Me datë 03. 04. 2017, në fshatin Krushë e Madhe,

Me datë 04. 04. 2017, në fshatrat Celinë dhe Nagac,

Me datë 05. 04. 2017, në fshatrat Brestoc dhe Hoçë e Vogël,

Me datë 06. 04 .2017, në fshatin Sopniq,

Me datë 07. 04 .2017, në fshatin Xërxe,

Me datë 08. 04 .2017, në fshatin Radoste.

Nga qytetarët e këtyre fshatrave, rekomandojmë që të përkrahin këtë aktivitet, duke i mbajtur bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, poashtu qytetarët ti marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve. Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara