Ministrja e Kosovës për Dialogun, Edita Tahiri, tha sot se nuk do të ketë ndërprerje të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë për KALLXO.com, Tahiri tha se Qeveria e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa raportimet e mediave për ndërprerje të dialogut politik i quajti spekulime.
Gjatë ditës është raportuar se dialogu politik ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë përderisa nuk arrihet përparim në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Por, Tahiri tha se Qeveria e Kosovës do t’i përgjigjet pozitivisht ftesave të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila i lehtëson takimet e nivelit të tillë.
Ajo u shpreh se Qeveria e Kosovës “mbetet e angazhuar” në dialog, sepse këtë proces e konsideron të rëndësishëm.
“Do të jemi të angazhuar që të ketë sa më shumë përparime në marrëveshje të reja dhe në zbatimin e atyre që janë arritur”, u shpreh ajo. “Javën e ardhshme do ta kemi takimin tjetër ku do të bisedojmë për telekomin; sigurimin e automjeteve me qëllim të uljes së tarifave për qytetarët; planin për ndërtesat e përhershme në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër”, tha ajo.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit